English

Jahjaga-ambasadori Çek: Liberalizimi i vizave domosdoshmëri për integrimin

Prishtinë, 27 prill 2011, NOA- Gjatë ditës së sotme Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jiri Dolezel.

Gjatë këtij takimi Jahjaga theksoi se Kosova është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e strukturave të tjera euroatlantike.

Ndër të tjera ajo tha se hapja e dialogut për liberalizimin e vizave është një proces i domosdoshëm në rrugën e integrimit të vendit tonë në familjen e madhe evropiane.

Në këtë kuadër ambasadori Dolezel theksoi se të dy vendet tona kanë një bashkëpunim të mirë dhe këtë bashkëpunim do të intensifikojnë dhe zgjerojnë në shumë fusha dhe se nuk do të mungojë përkrahja e Republikës së Çekisë për rrugën e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

a.y/NOA

KOMENTE