English

KQZ miraton vetëm me votat e maxhorancës vulat për 8 majin

Tiranë, 27 prill 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbrëmjes së sotme ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës, ashtu si dhe herë të tjera vendimin për prodhimin e dy vulave shtesë që do të përdoren në zgjedhjet e 8 majit.

Opozita e komisionit e ka kundërshtuar këtë vendim madje e ka cilësuar si të paligjshëm, duke thënë se kjo nuk është e parashikuar në Kodin Zgjedhor, madje përbën tejkalim kompetencash.

Ndërkaq kreu i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh se, qëndrimi i opozitës synon bllokimin e procesit të votimit, gjë që sipas tij nuk mund të lejohet, pasi dëmton procesin zgjedhor, për më tepër shtoi ai ky vendim hyn në fuqi në momentin kur komisionerët e njërës palë politike largohen.

a.y/NOA

KOMENTE