English

“Panik” mes shërbimeve sekrete, talebanët kanë bombë bërthamore në Evropë

Washington, 27 prill – Njëri nga komandantët e lartë të “Al-Qaedas” u ka thënë hetuesve në burgun amerikan të Guantanamos se në Evropë do të aktivizohet bomba atomike, po qe se Bin Ladeni kapet apo vritet ndonjëherë, shkruan në dokumentet e zbuluara nga uebfaqja amerikane, “Wikileaks”.

Në bazë të këtyre dokumenteve, për të cilat kanë shkruar gazetat “Washington Post” dhe “Daily Telegraph” nuk theksohet se në cilin shtet evropian talebanët pohojnë se e mbajnë të fshehur bombën atomike.

Organizatori i sulmeve të 11 shtatorit të SHBA, Khalid Sheikh Mohammed pohoi se bomba e fshehur atomike nga “Al-Qaeda” do të detonohej, në rast të arrestimit të kreut të “Al-Qaedas”. Mohammed, komandanti operativ i “Al-Qaedas” ka paralajmëruar se militantët do të ndërmarrin “stuhi bërthamore” në Perëndim, në bazë të dokumenteve të publikuara të martën nga disa medie amerikane dhe evropiane, përfshirë “The Washington Post” dhe “The Daily Telegraph”.

Dosjet, e njohura si raporte të vlerësimit të të burgosurve, përmbajnë detaje të marrjes në pyetje të mbi 700 të burgosurve në Guantanamo dhe japin detaje për arrestimin e tyre dhe informatat që i dhanë gjatë marrjes në pyetje.

Megjithatë në to nuk zbulohen metodat që janë shfrytëzuar për nxjerrjen e informative nga të burgosurit.

Dosja 15-faqesh mbi Mohammedin, i cili do të gjykohet nga një tribunal ushtarak në SHBA në fund të vitit rreth sulmeve të 11 shtatorit, ka zbuluar se ai kishte bërë plane për sulme të reja në SHBA dhe Britani, ashtu si edhe në Azi e Afrikë.

“I burgosuri kishte bërë plane për operacione të shumta mbi SHBA-në, aleatët e saj dhe interesat amerikane në mbarë botën”, shkruan në dosje.

Të burgosurit po ashtu kanë pohuar se ka ekzistuar një komplot për vendosjen e cianidit në klimatizimet e ndërtesave publike në SHBA. Në dokumente po ashtu është zbuluar komploti i sulmeve biologjike dhe kimike në Britani të Madhe.

NOA

KOMENTE