Poliçan (Skrapar), 27 prill, NOA – Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Poliçanit në Skrapar. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se gruaja 34-vjeçare quhet Miranda Dehari.
Ngjarja ka ndodhur në uzinën e demontimit të armëve në këtë qytet. Mësohet se incidenti ka ndodhur në repartin e fonderisë ku 34-vjeçarja punonte prej pak kohësh.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes. Gruaja është dëmtuar në krah.Sipas raportimeve të para mësohet se gruaja është dëmtuar në pejsën e krahur nga një makineri që përdoret në repartin e fonderisë.
Ndërkohë që kushtet e punës në këtë uzinë janë ndër më të sigurtat për demontimin e disa lloje predhash.
34-vjeçarja ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është dërguar në mënyrë urgjente në spitalin rajon të Beratit
a.k/NOA