Durrës, 27 prill, NOA – Fushata elektoral ka bërë që forcat politike të zhvillojnë më shumë takime në të gjitha qytetet. Policia e Durrësit njofton se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e aktiviteteve në këtë qyet.
Kështu, gjatë ditë së djeshme strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës garantuan rendin dhe qetësinë publike gjatë zhvillimit të 3 takimeve elektorale të subjekteve të ndryshme politike.
Në këto aktivitete u angazhuan me detyrë 27 shërbime dhe u vunë ne dispozicion 5 automjete policie për të garantuar qetësinë dhe qarkullimin e automjeteve në qytet.
a.k/NOA