English

Putin: NATO nuk ka të drejtë të vrasë Gadafin

Kopenhagen, 27 prill NOA - Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin e kritikoi koalicionin e vendeve perëndimore që ka vendosur zonën e ndalim fluturimit mbi Libi, duke thënë se ai nuk ka mandat që të vrasë liderin Moamer Gadafi.

Gjatë një vizite në Danimarkë, Putin tha se koalicioni ka shkuar përtej kufizimeve të rezolutës së Këshillit të Sigurimit dhe është vënë kundër Gadafit, aksionet e të cilit, tha ai, nuk e justifikojnë ndërhyrjen e huaj.

"Kush e mori të drejtën t'a ekzekutojë këtë njeri?", tha Putin. Ai e quajti Gadafin monark por tha se ky lloj sundimi "përgjithësisht i përgjigjet mentalitetit të popullatës" në rajon.

NOA/RFE

KOMENTE