English

Rama: Populli nuk gënjehet më

Tiranë, 27 prill, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot në takimet me elektoratin në kryeqytet se mazhoranca nuk ka më moral për fushatë dhe se “populli nuk gënjehet më nga premtimet”. Deklarata e Ramës u bë gjatë takimit me banorët e njësisë bashkiake numër 5 në Tiranë. Ai ka theksuar se “pas fasadës së fushatës së mazhorancës është presioni” dhe se “ky presion është i shtrirë në çdo hapësirë “.

Kreu i PS-së ka theksuar se kjo është e vetmja mënyrë me anë të së cilës mazhoranca kërkon mbajtjen e pushtetit. Nga ana tjetër ai ka theksuar se “vota është e fshehtë dhe se askush nuk mund të dekurajoj qytetarët”. Ai ka shtuar se “Aleanca për Qytetarin është e kalbur moralisht”.

a.k.NOA (vijon...)

KOMENTE