Tiranë, 27 prill 2011, NOA- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në kryeqytet gjatë mbrëmjes së sotme ka vënë nën pranga një punonjës policie të akuzuar për korrupsion pasiv.
Fatmir Allmeta, 47 vjeç, me banim në Tiranë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 në kryeqytet u arrestua në flagrancë, pas një hetimi disa mujor.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se efektivi i bluve, u ndalua pasi u kap në flagrancë me një shumë prej 10 000 lekësh të rinj, me synim për të përfituar këtë shumë parash, në këmbim të nxjerrjes në kohë të shpejtë dhe dhënies së kartës së identitetit.
Ndërkaq mësohet se Allmeta do të hetohet nga organi i akuzës për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
a.y/NOA