English

Shtëpia e Bardhë shuan debatin, Presidenti Obama ka lindur në SHBA

E mërkurë, 27 prill 2011, NOA- Shtëpia e Bardhë i ka dhënë fund debatit lidhur me vendlindjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Zërat kundër qëndrimit të tij në krye të SHBA-ve flisnin se ai kishte lindur në Kenia ose në Indonezi, vende në të cilat ai ka jetuar kur ka qenë i vogël, do të bënin që zgjedhja e tij si President të ishte e paligjshme.

Ndërkaq, një kopje të certifikatës së lindjes së Presidentit, Barak Obama, dëshmon se ai ka lindur në Hauai më datë 4 gusht të vitit 1961.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Dan Pfeiffer tha se pretendime të tilla i kanë bërë keq vendit. Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në vitin 2008, Obama publikoi një faqe të printuar nga kompjuteri ku tregohej njohja e certifikatës së lindjes si një dokument zyrtar dhe zyra e shëndetit publik në Hauai konfirmoi një gjë të tillë, por dyshimet nuk u përfunduan ateherë madje u zgjuan disa kohë më vonë.

a.y/NOA

KOMENTE