Londër, 27 prill, NOA – Një projekt i ri për të rinjtë e burgosur ka shkaktuar debate në Angli në lidhje me shpenzimet për të dënuarit. Të burgosurit që janë pjesë e programi për “rikthimin e pozitiviteti”, dhe nxirren shëtitje nën masa të rrepta policie. Rasti që paraqitet në fotot është një adoleshent i dënuar, të cilit për t’i rikthyer energjinë pozitive, agjentët e kanë nxjerrë për peshk.
Një program i tillë ka kosto të madhe për qeverinë, duke qenë se vetëm një person duhet të paktën 4 agjentë policie.
Pas publikimi të fotos në media kanë reaguar dhe mjaft qytetarë. Ata kanë theksuar se janë miliona padunë që hidhen për të shpëtuar shoqërinë nga kriminelët dhe për t’i bërë të paguajnë për krimet e tyre. Ndërsa tashmë ata dalin për peshk dhe bëjnë një jetë ‘normale’.
Sipas një komenti në gazetat angleze, më të mërzitur duken policët që luajnë me telefona.
a.k/NOA