English

Tunizi, përjashtohen nga zgjedhjet ish-zyrtarët

Tunizi, 27 prill, NOA - Qeveria e përkohshme tuniziane ka përjashtuar disa funksionarë të ish-partisë qeveritare RCD të presidentit të rrëzuar Zine El Abidine Ben Ali nga zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.

Kush kishte në dhjetë vitet e kaluara një post në partinë RCD, nuk do të konkurrojë si kandidat në zgjedhjet më 24 korrik. Këtë e bëri të ditur shefi i qeverisë së përkohshme, Béji Caid Essebsi. Votimi do të organizohet për herë të parë nga një komitet i pavarur. RCD mbahej si një nga shtyllat e qeverisë së Ben Alis, qysh kur ajo erdhi në pushtet në vitin 1987. Pas protestave prej disa javësh në vend, Ben Ali ishte arratisur në janar në Arabinë Saudite.

NOA/DV

KOMENTE