English

Vuan sëmundje të pashërueshme, vetëvritet me Kallashnikov i riu në Pogradec

Pogradec, 27 Prill 2011 NOA/ Alba Filipi – Fund tragjik të kërkuar disa herë dhe më parë, ka pasur sot një i ri në qytetin e Pogradecit.

Vetëm 32 vjeç, Bledar Buzo nga lagjja nr 1 e qytetit buzë liqenit, u nda sot pasdreke nga jeta, duke i dhënë fund me një armë zjarri automatike të llojit “Kallashnikov”.

Një burim zyrtar policor në vendngjarje, i tha agjencisë NOA se grupi hetimor i Komisariatit të Pogradecit konstatoi ngjarjen në banesën e familjes Buzo.

Bledari i ndjerë, u gjet i vdekur në dhomën e tij. Ai është gjetur i pajetë prej familjareve konkretisht nga babai dhe vëllai, pak pasi ishte vetëvrarë me automatik kallashnikov model 56.

Bledar Buzo 32 vjeç, me gjendje civile beqar, që prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë të cilën po e përjetonte keq.

Për më tepër, ai kohët e fundit nën një gjendje të renduar psikologjike kishte tentuar disa herë të vetëvritej me armë të ftohta.

Plumbi qe viktima ka marre ditën e sotme është ne pjesën e zemrës gjë që i ka shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE