English

Zbulohet rrëqebulli i parë i Ballkanit në Shqipëri

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) pohoi sot se ekipi i saj kërkimor në terren mori fotografinë e pare të rrëqebullit të Ballkanit ne Shqipëri me ane te përdorimit të kamerave-kurth

Tiranë, 27 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana - Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) konfirmoi sot se ekipi i saj kërkimor në terren nxori foton e parë të Rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx martinoi) në gjendje të egër, në rajonin malor të Shqipërisë veriore me anë të përdorimit të kamerave-kurth.

Individi në fjalë ishte fotografuar nga një kamerë-kurth në 26 Mars 2011, në orën 18:48 (foto që gjeni në këtë lajm).

Rrëqebulli i Ballkanit është një nga llojet e faunës më të rrezikuar në Shqipëri dhe që prej vitit 2006, PPNEA së bashku me partnerë ndërkombëtare nga Zvicra, Gjermania, Maqedonia dhe Norvegjia, ka ndërmarrë një program për studimin dhe ruajtjen e popullatës së tij (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

Vlerësimet më të fundit të ekspertëve tregojnë se numri i rrëqebujve në Shqipëri nuk i kalon 15 - 20 individë në total dhe si i tillë është i klasifikuar si një lloj i kërcënuar në mënyrë kritike (CR – Lista e Kuqe, 2007).

Gjithsesi, nga kërkimet e PPNEA-s ndër vite me metoda bashkëkohore shkencore, deri më sot nuk ishte provuar prania e rrëqebullit në gjendje të egër në Shqipëri dhe shenjat e prezencës së tij vinin kryesisht nga individë të vrarë dhe të ruajtur si trofe ose nga informacione të rastësishme të marra nga popullsia e zonave rurale.

Si rrjedhojë, ky është një nga rezultatet më të rëndësishme të arritura deri më tani pasi provon në mënyrë definitive praninë e rrëqebullit në vendin tonë dhe përbën një thirrje të fuqishme për marrjen e masave të menjëhershme për ruajtjen e tyre dhe të habitateve ku ata jetojnë.

Metodologjia e përdorur nga PPNEA për monitorimin e faunës në vend, ka në thelb përdorimin e pajisjeve të quajtura “kamera-kurth”, me anë të të cilave u realizua dhe fotografimi i rrëqebullit të parë në vend.

PPNEA tregon për agjencinë NOA se kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili dedekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes.

Këto pajisje montohen në pemë apo kunja të posaçme të vendosura në pyje, pranë shtigjeve ku njihet lëvizja e kafshëve të egra. Kjo metodë, është një metodë jo-invazive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe abundancën e llojeve të ndryshme pa i shqetësuar ato.

Rrëqebulli është një lloj plotësisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Faunës së Egër (Nr. 10 006 / 2008) dhe Ligjit për Gjuetinë (Nr. 10 253 / 2010).

Rrëqebulli ka patur një mbrojtje të plotë ligjore në vend që prej vitit 1969. Ai klasifikohet në Listën e Kuqe të Shqipërisë (Urdhër nr. 146 / 2007) me statusin CR (i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje).

Rrëqebulli mbrohet edhe nga konventa ndërkombëtare, si Konventa e Bernës dhe Konventa Ndërkombëtare për Tregtinë e Specieve në Rrezik (CITES) të cilat janë ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.

Situata e rrëqebullit të Ballkanit është edhe më alarmante po të mendohet se ai përbën një popullatë dhe nënlloj (subspecie) më vete dhe të diferencuar gjenetikisht nga popullatat e rrëqebujve të tjerë nëpër botë. Kësisoj, ai ka vlera të mëdha për diversitetin biologjik dhe trashëgiminë natyrore të vendit tonë dhe përbën një thesar të natyrës shqiptare.

Projekti për ruajtjen dhe monitorimin e rrëqebullit të Ballkanit është një projekt shumë-palësh, i ndërmarrë nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MES) në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë KORA, Euronatur, NINA dhe IUCN/SSC Cat Specialist Group.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Sabri Selmani19:03 - 28 Dhjetor 2011
    Mendoi se ky rast nuk ka te beje me Zbulimin e rrëqebulli te parë Ballkanit në Shqipëri, por ka te beje me nje xhin qe ka mar formen e rrëqebullit. “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë.”18 130. O grumbull i xhinve dhe i njerëzve! A nuk ju erdhën nga mesi juaj të dërguar t'ju rrëfejnë argumentet e Mia dhe t'ju tërheqin vërejtjen për takimin tuaj në këtë ditë? Ata thonë: "Dëshmojmë kundër vetvetes". I pat mashtruar ata jeta e kësaj bote dhe ashtu (të detyruar) dëshmuan kundër vetvetes se me të vërtetë e refuzonin (të vërtetën). (6-En'am) 100. E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë. 128. Përkujto ditën kur Ai i tubon ata të gjithë (e u thotë): "O grumbull i xhinve, ju mashtruat shumë njerëz!" E nga njerëzit që ishin miq të tyre (të xhinve) thonë: "Zoti ynë ne përfituam njëri prej tjetrit, dhe e arritëm afatin të cilin e caktove!" Tha: "(Zoti) Zjarri është vendi juaj, përgjithmonë jeni në të, pos (kohës) çka do All-llahu". Vërtet Zoti yt është më i urti, më i dijshmi. (6-En'am) 38. (All-llahu) Ju thotë: "Hyni në xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotë: "Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini". (7-A'raf) 38. (All-llahu) Ju thotë: "Hyni në xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të gjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: "Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!" (All-llahu) Thotë: "Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini". (7-A'raf) 11. Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh. (11-Hud) 27. E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë. (15-Hixhr) 70. Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urrejnë të vërtetën. (23-Mu'minun) 39. Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!" 40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!" (27-Neml) 46. Thuaj: "Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t'ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)". (34-Sebe') 158. Ata (idhujtarët) pohuan mes Tij e mes engjëjve (xhinëve) lidhmëri farefisnore, po xhinët e dinë se ata (idhujtarët) janë të hedhur në zjarr. 159. All-llahu është i pastër nga ajo çka i përshkruajnë. 160. Ata (engjëjt) janë vetëm robër të sinqertë të Zotit (ata nuk i përshkruajnë gjë). 161. E, as ju dhe as ata që i adhuroni, 162. Nuk mund ta vini në sprovë askë ndaj Atij (besimit në Zotin), 163. Përveç atij që është i gjykuar për xhehennem. 164. E, nuk ka prej nesh (grupit të engjëjve) që nuk e ka vendin (detyrën, pozitën) e vet të njohur. 165. Edhe ne (engjëjt) jemi të rreshtuar (në adhurim), 166. Dhe ne jemi që i bëjmë tesbih (mohojmë se Ai ka të meta). (37-Saffat) 36. Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai. 37. Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë. 38. Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga. (38-Sad) 29. Ata që nuk besuan thonë: "O Zoti ynë, na i trego ata të dy nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!" (41-Fussilet) 25. Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t'u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur. (41-Fussilet) 18. Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur. 29. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që ta dëgjojnë Kur'anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: "Heshtni!" dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan. 30. Thanë: "O populli ynë, ne dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!" (46-Ahkaf) 56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. (51-Dharijat) 33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë). 35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni. 37. E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë. 39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini. 41. Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre. (55-Rahman) 15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit. (55-Rahman) 15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit. (55-Rahman) 1. Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit, 2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë". 3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë. 4. S'ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut. 5. Ndërsa ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun, 6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën. 7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë. 8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg), 9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë. 10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë. 11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme. 12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t'i shmangemi në tokë e as nuk mund t'i shpëtojmë Atij duke ikur. 13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur'anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie. 14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit. 15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit! 16. Sikur ata (idhujtarët) t'i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t'iu lëshonim atyre ujë me bollëk, 17. për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme. (72-Xhinn) 1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! 2. Sunduesin e njerëzve, 3. Të adhuruarin e njerëzve, 4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve, 6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit". (114-Nas)