English

Berisha në Dibër: Rama mos i lëndo shqiptarët me hijen e rrugës tënde

Dibër, 28 prill 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë paradites së sotme u ndal në qytetin e Peshkopisë ku dhe prezantoi kandidatin për kryetar të bashkisë së maxhorancës, Ilir Krosi.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë qytet ai i ka garantuar Dibranët se qeveria do të mbështes çdo projekt për zhvillimin e Dibrës, e cila sipas tij po shndërrohet në epiqendër të fuqishme të zhvillimit rajonal.

Më tij ai tha se, “Këtë fitore do ta shndërrojmë në asafaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit e komunave të rrethit të Dibrës, ndërtimin e rrugës që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, përfundimin e rrugës së Arbrit, lidhjen e të gjitha komunave të rrethit të Dibrës me akset kombëtare, përfundimin e rrugës Macukull-Luzni. Në katër vitet që vijnë, ne do të përfundojmë ujësjellësin e Sopikut, do të garantojmë ujë 24 orë për Peshkopinë, fshatrat e komunat e saj”.

Kreu i bluve shtoi se, qeveria guxon dhe pikërisht pse guxon, ka arritur të shndërrojë ëndrrat në realitet dhe do t’i shndërrojë ato që të gjitha.

Ai shtoi se, shumë e shpejtë do të jetë dita, kur Shqipëria të renditet në grupin e vendeve me industri të zhvilluar, kur Shqipëria të renditet në një ndër vendet me moshën dixhitale më të avancuar, kur Shqipëria të renditet në një nga vendet me arsimin më të zhvilluar.

Sipas tij, si Shqipëria nuk ka një vend tjetër, me ujë, dritë e diell, me një tokë më pjellorja që mund të bëhet, prandaj u bëri thirrje fermerëve të Dibrës që të guxojnë, të dhjetëfishojnë, kopshtet, pasi i garantoi qytetarë se qeveria do të financojë çdo rrënjë dhe se siç po ndërtohen rrugët më të mira, do të arrihet që Dibranët të kenë sistemin e vaditjes ndër më të mirët që ekziston.

Kryeministri Berisha deklaroi se, “Vija për herë të parë në Dibër dhe u dashurova me klimën, peizazhin e njerëzit e saj. Por, të dashur të rinj e të reja, çdo ditë punoja me zemër të thyer, me një brengë të thellë në shpirt, sepse ato burra e gra, ato nëna e baballarë, gjyshe e gjyshër që unë mjekoja në spitalin tuaj, ditën që dilnin nga spitali më refuzonin recetën dhe me thonin se ilaçet nuk i blenin dot. Unë përpiqesha t’u jepja zemër atyre dhe ata menjëherë më bënin llogarinë, se aq sa merrnin në kooperativën bujqësore nuk u mjaftonte për copën e bukës së misrit. Kjo ishte rruga e vetme. I nderuar zoti Edi Rama mos i lëndo qytetarët shqiptarë me hijen e asaj rruge, se nuk ka ndërmend ta ndjekë asnjë prej tyre”.

Në përfundim të fjalës së tij lideri i maxhorancës u bëri thirrje qytetarëve të Dibrës që në 8 maji është një ditë e madhe, shqiptarët kanë shansin që t’i dëshmojnë vetes, Shqipërisë e botës se janë qytetarë evropianë dhe se demokracia është pasioni dhe liria e tyre.

a.y/NOA

KOMENTE