English

Dhunohen zyrat e PS në Korçë

Korçë, 28 prill, NOA – Xhamat e dy zyrave elektorale dhe posterat e kandidatit për kryetar bashkie të qytetit, janë thyer gjatë orëve të natës në qytetin e Korçës. Sipas degës së Partisë Socialiste në këtë qytet zyrat elektorale të dhunuara ndodhen në lagjen “Radanec”.

Dega e PS-së ka njoftuar policinë dhe ka kërkuar nisjen e hetimeve në lidhje me incidentin. Ndërkohë që ky është incidenti i radhës elektoral që ndodh në këtë qytet. Dje ka pasur një konflikt fizik mes dy simpatizantëve, ndërsa ditë më parë është dhunuar dhe makina e deputetit të PS, Ben Blushi.

a.k/NOA

KOMENTE