English

Dy agresorë, rrahin në klasë 15 vjeçarin

Tiranë, 28 prill 2011, NOA- Një i ri i moshës 15 vjeçare është rrahur në klasë, në shkollën “Lapraka e re” në kryeqytet.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe si autor të kësaj vepre janë arrestuar në flagrancë Kreshnik Ferrollari 22 vjeç lindur në Çorovodë dhe banues në kryeqytet dhe Fatjon Hysa, 21 vjeç, lindur e banues në Kodër Kamëz.

Mësohet se ndalimi i tyre ka ardhur pasi gjatë paradites së djeshme dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë hyrë ne ambientet e shkollës 9 vjeçare, “Lapraka e re”, në rrugën “Gjergj Legisi”, dhe më pas kanë goditur me grushte e sende të

forta në klasë për motive të dobëta, 15 vjeçarin O.B.

Dy agresorët nuk janë mjaftuar me kaq, por pasi kanë rrahur minorenin kanë

shkatërruar edhe disa orendi të kësaj klase.

a.y/NOA

KOMENTE