English

Grabitin plaçkat e shtëpisë me dhunë, arrestohen dy persona

Tiranë, 28 prill, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë grabitur duke hyrë me forcë në banesë një sërë sendesh. Të arrestuarit janë; Fatjon Nuri Loca, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje në Itali dhe Altin Hysni Bala, 34 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Loca dhe Hysa kanë hyrë dje me forcë në banesën e Lorenc Pashos, në rrugën “Haxhi Dalliu” në Tiranë dhe nën

Arrestimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar,. “Takimi”. Sipas policisë, dy autorët janë ndihmuar nga Altin Bala, i cili me automjetin të tipit taksi, ka transportuar për të fshehur autorin shtetasin Fatjon Loca duke përvetësuar më pas edhe sendet e vjedhura.

Dy autorëve ju sekuestrua një televizor “Samsung” 32 polsh dhe një aparat celular i markës “LG”. Policia u ka sekuestruar edhe 2 telefonat celular të markës “Nokia”, që u përkasin shtetasve Fatjon Loca e Altin Bala.

a.k/NOA

KOMENTE