Vlorë, 28 prill 2011, NOA- (Update) Lidhur me shpërthimin e ndodhur në qytetin e Vlorës, pak minuat më parë reagoi edhe policia e këtij qyteti.
Sipas uniformave blu të qytetit bregdetar, viktima e shpërthimit në zonën e Skelës është Renato Abazi, i moshës 35 vjeçare, i cili ishte drejtuesi i automjetit.
Ndërkaq janë identifikuar edhe të plagosurit, të cilët ndryshe nga ç’ishte përfolur se ishin tre mësohet të jenë vetëm dy, dhe ata janë Genci Sulejmani dhe Mevlan Dani, ky i fundit në gjendje kritike për jetën.
Sipas policisë makina e tipit “Opel Corsa” me ngjyrë gri dhe me targa italiane XJ 646 është shpërthyer në ecje e sipër.
Sakaq uniformat blu të Vlorës deklarojnë se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij shpërthimi.
a.y/NOA