Korçë, 28 prill, NOA – Dëmtimi i dy zyrave elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Korçës ka sjellë dhe reagimin e policisë së këtij qyteti. Uniformat blu të këtij qyteti kanë konfirmuar incidentin elektoral të ndodhur gjatë orëve të natës. Zyrat elektorale që janë dëmtuar; janë në lagjen nr. 8, në rrugët “Ajet Xhindolli” dhe “Viktimat e 4 Shkurtit”.
Komisariati i policisë së këtij qyteti ka ngritur një grup hetimor për këtë ngjarje. Sipas policisë dëmtimi i zyrave dhe posterave është bërë me shkopinj. Ndërkohë që veç xhamave të thyer janë hequr edhe disa postera të kandidatit të Partisë Socialiste Niko Peleshi.
a.k/NOA