Milano, 28 Prill NOA - Objektivi i Massimo Morattit quhet Cesc Fabregas. Interi ka zgjedhur mesfushorin e Arsenalit për të riformuar ekipin e tij në atë zonë të fushës, në të cilën duhet thënë se zikaltrit kanë më shumë nevojë për sa i përket kualitetit teknik.
Spanjolli ka vendosur se do të largohet nga skuadra londineze në fund të këtij sezoni dhe lajmi është bërë i ditur Arsene Wenger, tekniku i Arsenali, i cili është dorëzuar nga ky fakt.
Për të arritur në shërbimet e Fabregas, Inter mund të sakrifikojë Sneijder, që me shumë mundësi do të jetë pjesë e tratativës për të arritur tek Tevez.
r.b/NOA