English

Ndryshimet që duhen bërë në Kushtetutën e Kosovës

Nga Nexhmedim Spahiu

Tani kur pritet ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është e rrugës që këto ndryshime të prekin jo vetëm presidentin dhe mënyrën e zgjedhjes së tij, por edhe qeverinë dhe parlamentin. Numri i deputetëve në Parlamentin e Kosovës nuk ka nevojë që të jetë 120. Do t’ishte më funksional dhe do të kishte më pak shpenzime sikur t’përbëhej nga 80 deputetë. 70 në baze të votave të fituara dhe 10 për minoritete të garantuara nga diskriminimi pozitiv (3 për sërbë, 1 për malazezë, 1 për boshnjakë, 1 për goranë, 1 për turq, 1 për ashkalinjë, 1 për romë, 1 për egjiptas). Kjo përbërje do t’i përgjigjej më afër gjendjes në teren. Nga 70 deputetet e zgjedhur me vota 45, do të zgjidheshin nga 45 zonat zgjedhore dhe 25 nga proporcionali. Në listat e votuesve do të votohej për kandidatin për deputet pavarësisht partisë që e ka kandiduar ndersa në fletën tjetër për partinë e preferuar. Pas zgjedhjes së 45 deputetetve, nga një nga secila nga 45 zonat zgjedhore, pjesa tjetër prej 25 deputetëve do të plotësohej nga listat e partive varësisht nga përqindja e tyre për të ekulibruar përbërjen e parlamentit. Lista e partive do të renditej nga kandidatët që kanë fituar më së shumëti vota nga ata që nuk kanë fituar direkt. Kështu del që çdonjëra nga 45 zonat të ketë së pakut 1 deputet po 25 nga këto zona t’i kenë nga 2 deputetë e eventualisht edhe të tretin me ndonjë minoritar. Ky sistem zgjedhor do t’ishte në frymën e demokratizimit të partive dhe të nxjerrjes në shesh të kandidatëve që janë përfaqësues direkt të popullit dhe jo vetëm puthadorë të liderëve partiakë. Zgjedhja direkte dhe numri më i vogël i deputetëve do t’i bënte ata më të përgjegjshëm. Poashtu, parlamenti nuk ka nevojë të ketë kryetarin dhe 5 nënkryetarë. Do të mjaftonte të kishte kryetarin dhe 2 nënkryetarë (një nga opozita dhe një nga minoritetet) Ajo çfarë kushtetuta e ardhshme e Kosovës duhet të ketë parasysh është përbërja e Qeverisë. Jemi dëshmitarë që për shkaqe të utilitetit thjsht politik te kryeministrit është rritur në mënyrë banale numri i zëvendës-kryeministrave (6) numri i ministrave (18 apo 19 ose 20) dhe numri i zëvendësministrave (30 apo 40) dhe këshilltarëve (mes 100 e 200). Gjithë ky numër i qeveritarëve e bënë komot pozicionin e kryeministrit për të shpërndarë karamele politike por është tepër i rëndë për buxhetin e varfër të Kosovës. Nëse vazhdohet me këtë logjiokë është e pritshme që kryeministrat e ardhshëm ta shtojnë numrin e ministrave, zv/ministrave e këshilltarëve politik deri në absurd për të qerasur mbëshetësit e vet politikë. Ky trend negativ mund të ndalet vetëm me kufizime kushtetuese. Ajo që unë propozoj është që Qeveria e Kosovës të mos ketë fare zëvendës kryeministra. Njëri prej ministrave mund të caktohej nga kryeministri si zëvendës i tij kur kryeministri të jetë në pushime vjetore, jasht vendit, në pushim mjekësor, apo në rast vdekjeje deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Posti i zëvendës ministrit duhet hequr fare sepse është krejtësisht i panevojshëm. Poashtu numri i këshillatërve politikë do të duhej të kufizohet në 2 për çdo ministër dh 4 për kryeministrin. 18 ministritë ekzistuese do të mund të integroheshin në vetëm 8 ministri: 1. Ministria e Jashtme ku do të mund të integrohej edhe ministria e integrimeve evropiane dhe ajo e diasporës. 2. Ministria e Brendshme ku do të mund të integrohej pjesërisht ministria e Administratës publike dhe pjesërisht ajo pushtetit lokal.dhe ajo e kthimit e komuniteteve. 3. Ministria e Mbrojtjes. 4. Ministria e Shëndetësisë. 5. Ministria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (shkrirje e dy ministrive në një) 6 . Ministria e Drejtësisë ku do të integroheshin pjesë edhe të ministrive tjera, 7. Ministria e Ekonomisë ku do të integroheshin ministria bujqësisë, e energjisë dhe minierave, tregëtisë e industrisë, ajo financave, ministria e punës dhe cështjeve sociale dhe ajo e transporteve dhe telekomunikacionit. 8. Ministria e Ambientit dhe planifikimit hapsinor ku do të mund të integrohej pjesërisht ministria e telekomunikacionit dhe transporteve.. Vetëm me kufizime kushtetuese do të mund ta frenonim rritjen enorme të stafit qeveritar. Nuk është puna se me këtë kursehen në çdo viit 4-5 milionë euro shumë të rëndësishme për buxhëtin e varfër të Kosovës, por se kështu futet logjika e kursimit të buxhetit dhe e përgjegjësisë..

KOMENTE