English

Një autobombë për të vrarë të shoqin

Torino, 28 prill, NOA- Dukej shumë e shqetësuar Emanuela Lopez, 37 vjeçare, pasi ka “zbuluar" se dikush kishte vënë një bombë në makinën e burrit të saj, më 15 prillin e kaluar. Por ka qenë vetë ajo që ka tentuar të vrasë të shoqin. Makina e burrit, një Clio Renault, atë ditë ishte e parkuar pranë një shkolle.

Një plan A, që ka dështuar. Dhe pas kësaj duke bërë gruan e dëshpëruar për atë që i kishte ndodhur babait të fëmijëve të saj, 8 dhe 17 vjeç, ka hartuar një plan B.

Një ndihmë i ka dhënë dhe i dashuri i saj, Edward Dominic Simbula, marangoz 38 vjeç. Të dy kanë përgatitur një përzierje helmi për “t'ia shërbyer” burrit të saj për darkë në një supë.

Çifti u ndalua dje nga policia në Torino në momentin e veprimit.

Policia kishte marrë kontrollin e shtëpisë Lopez, nga data 15 prill ku u lëshua lajmi për bombën. Sapo oficerët e policisë kanë vënë re se gruaja dhe dashuri saj kishin planifikuar të vepronin përsëri, duke përdorur helm, kryen bllokimi i tyre. Gjatë natës të dy u morën në pyetje nga policia. Nga informacioni fillestar tregohet se gruaja ka thënë se e bëri atë për shkak se burri i saj e keqtrajtonte.

a.e./NOA

KOMENTE