English

Pas viktimës, në gjendje kritike një nga 3 të plagosurit e shpërthimit në Vlorë

Vlorë, 28 prill 2011, NOA- (Update) Aksidenti i ndodhur në lagjen e Skelës në Vlorë, sa vjen dhe zbardh më shumë detaje rreth shpërthimit.

Ngjarja e ndodhur gjysmë ore më parë, ka lënë të vdekur Renato Abazin 39 vjeç, i cili gjeti vdekjen në spital, prej plagëve të marra.

Ndërkaq të dhënat dhe dëshmitarët flasin se nga shpërthimi i automjetit “Opel Corsa”, krahas viktimës kanë ngelur të plagosur edhe tre persona të tjerë, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të dituar akoma.

Sakaq mësohet se nga tre të plagosurit njëri prej tyre i cili ndodhej në makinën e shpërthyer është në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy personat e tjerë të cilët ishin kalimtarë të rastit të cilët ndodheshin afër mjetit, janë në gjendje më të lehtë shëndetësore.

Ndërkaq makina e shpërthyer është me targa italiane XJ 646 ngjyrë gri.

Pas vënies nën kontroll të flakëve të zjarrit nga ana e forcave zjarrfikëse, policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident ndërkohë që pritet që pak më vonë, policia e Vlorës të dalë në një deklaratë zyrtare për mediat.

a.y/NOA

KOMENTE