Tiranë, 28 prill, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 27 Prill 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë me titull; “Ja si ‘fiton’ PD- në Gërdec”, i cili shoqërohet me foton e një prej vogëlusheve të gjymtuara nga shpërthimi i Gërdecit.
Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Ekstradohet gruaja që premtonte viza në SHBA, në emër të Arben Malajt”, “Drita, gruaja shqiptare e mafiozit D’Avanzo shokon publikun shqiptar”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor; “Votohet vendimi, KQZ dublon vulat, PS: Rrezik manipulimi”, i cili flet për vendimin e djeshëm të KQZ-së për masat e sigurisë në zgjedhje.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Dash Shehi: Hera e parë që ka garë në Tiranë, Basha fytyrë e fisme e së djathtës”, “Eksperit: I dyshuari për Mirin e Xhikes u gjet i vrarë në Baldushk”, “Kombësia greke, hetim për tri certifikata flasë”.
“Gazeta Shqiptare”¸ ka si argument kryesor të ditës së sotme atë me titull; “Çahet koalicioni PD-PR, kandidati i mazhorancës, aleatët më prenë në besë” i cili flet për problemet mes kandidatëve të djathtë.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Dosjet sekrete të CIA, Greqia pretendime territoriale në Shqipëri”, “Luan Omari: Presidenti më shumë kompetenca”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Vulat rezervë tronditin zgjedhjet”, i cili flet për vendimin e KQZ-së dhe kundërshtimin që kanë bërë përfaqësuesit e opozitës në këtë komision.
Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Miri i Xhikes, zbulohet vrasësi i dytë”, “Turqia, do të sjellim provën për vrasjen e 21 janarit”, “Sequi: Pa integritet dhe liri të votës, Europa mbetet larg”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: indo@noa.al.
a.k/NOA