Tiranë, 28 prill 2011, NOA – Ka përfunduar pa viktima përplasja si në filma e tri makinave me njëra-tjetrën në Tiranë, e ndodhur këtë pasdite. Aksidenti ndodhi pranë “Shkollës së Bashkuar” duke lënë të shokuar kalimtarët që u mblodhën pranë vendit të aksidentit.
Nga përplasja e makinave janë shkaktuar vetëm dëme materiale, por fatmirësisht si rrallëherë në të tilla përplasje nuk është shënuar asnjë i lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Sipas policisë dyshohet për parakalim të gabuar të njërës prej makinave, e cila është bërë edhe shkak i aksidentit.
mit/NOA