English

PS padit punonjësit e Drejtorisë së Gjendjeve Civile për falsifikim

Tiranë, 28 prill 2011, NOA - Sekretari për Ҫështjet Ligjore dhe Koordinimin në Partinë Socialiste Fatmir Xhafaj ka paditur sot penalisht pranë organit të akuzës punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile pranë ministrisë së Brendshme të akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve.

Në aktpadinë e dorëzuar deputeti socialist Fatmir Xhafaj në emër të Partisë Socialiste e vlerëson nisjen e ndjekjes penale të punonjësve si një për një proces zgjedhor të drejtë e të ndershëm.

Xhafaj bën me dije se se Drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ende të të paidentifikuar me veprime dhe mosveprime të kundraligjshme kanë fallsifikuar bazën e të dhënave elektronike të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

“Pavarësisht apelit dhe investimit publik rezulton se në listat përfundimtare të zgjedhësve ekzistojnë rreth 21.000 dublime në njësi të ndryshme vendore në shkallë vendi, të cilat u mundësojnë personave të caktuar të votojnë më shumë se një herë, pa asnjë dyshim do të cënojnë rezultatin e ardhshëm zgjedhor duke cënuar në këtë mënyrë parimet demokratike dhe kushtetuese që garantojnë votën dhe zgjedhjet e lira”, theksohet në aktpadinë e Partisë Socialiste.

Sipas Xhafaj rezultojnë dublime të tilla si psh. emri, mbiemri, atësia, dita dhe muaji i lindjes së personave janë identikë, ndërkohë që ka ndryshime të vogla në vitin e lindjes ose në datën e lindjes.

Partia Socialiste akuzon drejtpërdrejt punonjësit që administrojnë dhe përditësojnë Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, si të vetmit persona të cilët kanë akses në kete databazë.

Në këtë kontekst PS i bën thirrje prokurorisë së Tiranës të hetojë me objektivitet dhe paanësi këto veprime të kundraligjshme, të cilat vënë seriozisht në rrezik procesin zgjedhor të 8 majit.

Sipas PS-së rastet më flagrante janë ato ku në listën përfundimtare kanë gjetur pasqyrim edhe ndryshimet e vendbanimit të shtetasve të ndryshëm mbas dates 8 mars 2011, që vijnë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor për dy arsye, pasia në bazë të nenit 52 të Kodit Zgjedhor ndryshimet në listën paraprake mund të bëhen jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve, gjë që presupozon së ndryshimi i vendbanimit mbas këtij afati nuk duhet të reflektohet në listën përfundimtare dhe se pjesa më e madhe e këtyre zgjedhësve janë pasqyruar në listën përfundimtare drejpërsëdrejti nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile pa miratimin e kryetarëve të njësive vendore.

Nga verifikimet dhe kryqëzimet e listës paraprake me atë përfundimtare rezultojnë gjithashtu edhe shkeljet e mëposhtme:

Janë shtuar në këtë listë një numër prej rreth 1000 personash që nuk kanë figuruar në listën paraprake. Kodi Zgjedhor, nuk parashikon në asnjë nen të tij shtesa në listën përfundimtare të zgjedhësve dhe shtimi i një numri të konsiderueshëm zgjedhësish krijon dyshime për falsifikime me listat me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Një numër prej rreth 5500 personash rezultojnë se nuk kanë Qëndër Votimi të përcaktuar në listën përfundimtare të zgjedhësve. Mungesa e QV-së për të gjithë këta zgjedhës, do të sjellë një pasojë shumë të rëndë duke i hequr atyre të drejtën themelore për të zgjedhur.

Një numër i konsiderueshëm zgjedhësish rezulton të këtë ndryshuar qëndrën e votimit mbas shpalljes së listes paraprake në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Në bazë të nenit 52 të Kodit Zgjedhor mbas shpalljes së listës paraprake cdo ndryshim në këtë listë e për rrjedhojë edhe pasqyrimi i tyre në listën përfundimtare duhet të bëhet mbi bazën e vendimeve administrative të marra nga kryetarët e njësive vendore.

Në listën përfundimtare rezultojnë mjaft ndryshime në raport më listën paraprake, të cilat nuk janë rezultat i pasqyrimit të vendimeve administrative, por janë bërë me ndërhyrjen e drejpërdrejtë në sistemin elektronik të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

mit/NOA

KOMENTE