English

Rama: Saliu e di ç’mendojnë njerëzit, padrejtësitë e tij janë sistematike

Tiranë, 28 prill 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama njëherësh kandidat për të fituar për të katërtën herë mandatin e kryebashkiakut, gjatë ditës së sotme u ka kërkuar votën banorëve të njësisë bashkiake nr.7 në kryeqytet.

Gjatë takimit me ta, ai ka premtuar transformim të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

“Edhe ilaçet janë bërë me listë, por për të ndryshuar këto kushte vota e 8 majit do të japë ndëshkimin, pasi Saliu ka për të marrë përgjigjen që meriton. Saliu i ka lënë njerëzit pa punë, Saliu ka bërë padrejtësi sistematike”, u tha Rama qytetarëve.

Sipas tij, e vetmja për daljen nga kriza ku është futur vendi është Partia Socialiste.

Lidhur me pakënaqësitë ndaj pushtetit, lideri i sa majtës tha se, përpjekjet e tyre për të trembur njerëzit janë të dëshpëruara.

Sipas tij, koalicioni qeverisës e di se çfarë mendojnë dhe për kë do votojnë njerëzit, pasi vota është fuqia që kemi për të mbrojtur të ardhmen.

a.y/NOA

KOMENTE