Tiranë, 28 prill 2011, NOA- Gjatë mbrëmjes së djeshme, veprimtarë të Organizatës Politike ngjitën mbi posterat e kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediut fjalën “VRASËS”.
Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat nga kjo organizatë politike thuhet se, “Fatmir Mediu, është përgjegjës për vrasjen më masive të kryer nga struktura shtetërore në bashkëpunim me biznese kriminale, nuk ka të drejtë të provokojë qytetarët shqiptarë pikërisht në vendngjarjen e krimit”.
Më tej thuhet se, në solidaritet me dhimbjen e viktimave të tij, Organizata Politike i kujton Mediut, edhe cilido politikani tjetër që buzëqesh prej posterave se edhe nëse i shpëtojnë gjykimit së strukturave, ka për t’i ndjekur deri në fund gjykimi i popullit.
Në njoftim theksohet se, Organizata Politike është një grup njerëzish që nuk bien në pengun e pamundësisë së aktualitetit dhe që tejkalojnë përmes organizimit përpjekjet e pushtetit për t’i shtypur vullnetet.
a.y/NOA