English

SHBA, 60 të vdekur nga tornadot

SHBA, 28 prill, NOA - Raportohet se 61 vetë kanë humbur jetën nga një varg i stuhive të fuqishme dhe tornadot, në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara.

Në shtetin Alabama, zyrtarët kanë raportuar për 50 njerëz të vdekur gjatë së mërkurës, ndërsa 11 persona të tjerë e kanë humbur jetën në Misisipi.

Në shtatë shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pasi më se 100 tornado e kanë goditur këtë hapësirë.

Stuhitë e fuqishme i kanë shkatërruar shtëpitë, automobilat janë përmbysur, i kanë çrrënjosur drunjtë, ndërsa i kanë shkatërruar shtyllat elektrike.

NOA/RFE

KOMENTE