SHBA, 28 prill, NOA - Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Turqia që t’u bashkohet sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, megjithqë Turqia synon raporte më të afërta tregtare me Teheranin.
Një zyrtar i Departamentit amerikan të thesarit, këtë mesazh e ka paraqitur zyrtarëve të qeverisë dhe bankierëve të Turqisë, gjatë vizitës në Stamboll dhe në Ankara këtë javë.
Zyrtari David Cohen, tha mbrëmë se Turqia, një fuqi ekonomike në rajon, ka rëndësi madhore për implementimin e plotë të sanksioneve, me qëllim që Irani të detyrohet ta ndalë programin e tij bërthamor.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, kanë dyshime se Irani po përpiqet të zhvilloj armatim bërthamor. Irani thotë se programi i tij është për qëllime paqësore.
NOA/RFE