English

Sherr për flamujt, rrihet në Babrru militanti i Partisë Demokratike

Tiranë, 28 prill 2011, NOA- Një tjetër konfliktet me motive elektorale ka ndodhur pasditen e djeshme në Babrru të Tiranës.

Ka qenë pikërisht vendosja e flamujve të partive ajo që ka përplasur Juxhino Zajan, 20 vjeç dhe Gjin Prengën 52 vjeç

Sapo u sinjalizua për rastin efektivët e Komisariatit të Policisë nr.5 në kryeqytet mbërritën në vendngjarje për të sqaruar detajet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se në momentin e konfliktit Juxhino Zaja, ka qenë duke vendosur flamuj në një shtyllë për Partinë Demokratike, dhe më pas është penguar dhe goditur nga disa shtetas, ku njëri prej tyre është identifikuar dhe shoqëruar menjëherë nga policia.

Si i dyshuar i këtij konflikti është identifikuar Gjin Prenga, 52 vjeç, i cili mësohet se do të procedohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërkaq bëhet e ditur se i dëmtuari Zaja është shoqëruar drejt spitalit për të marrë ndihmën e shpejtë por fatmirësisht dëmtimet e marra nuk kanë qenë kritike për jetën.

a.y/NOA

KOMENTE