English

Shkrumbohet banesa në Kashar, nuk ka të lënduar

Kashar-Tiranë, 28 prill 2011, NOA – Flakët e dendura të zjarrit kanë djegur gati plotësisht pasditen e sotme një banesë në zonën e Kasharit në Tiranë. Nën terrorin e flakëve duket se kanë me fat personat që banonin në këtë shtëpi, por edhe banorët aty pranë.

Makinat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje, duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit, pasi banesa e cila kishte marrë flakë ishte djegur gati tërësisht.

Edhe policia e Tiranës ka ndihmuar në këtë operacion shpëtimi.

Uniformat blu kanë nisur tashmë hetimin, por deri më tani ende nuk mësohen shkaqet që çuan në marrjen flakë të banesës, zjarr i cili ka shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

mit/NOA

KOMENTE