Vlorë, 28 prill 2011, NOA – Në shpërthimin që ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës dyshimet janë për një të vdekur dhe të paktën dy të plagosur, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia e cila aktualisht gjendet në vendngjarje ka kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët e mjetit. Që ndodhet pranë një marketi në zonën e Skelës.
Siç shihni dhe në fotot e pasngjarjes, makina e vogël, me targa italiane J 646, ka shpërthyer në ecje e sipër, ndoshta nga vendosja e një sasie lënde eksplozive që mund të ketë shpërthyer e telekomanduar.
Ekspertë të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të bërë hetimet e para. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se fillimisht ka qenë një shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar dhe më pas automjeti është përfshirë i gjithi nga flakët.
Paraprakisht, policia tha se ka identifikuar si personin e vdekur, 38 vjeçarin nga qyteti i Vlorës, Renato Abazi.
e.t/NOA Vijon....