English

Shpërthimi në Vlorë, 1 i vdekur

Vlorë, 28 prill, NOA – Shpërthimi i ndodhur pak minuta më parë në qendër të Vlorës, sipas raportimeve paraprake, ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur. Një prej të plagosurve është gjendje të rëndë.

Policia ende nuk ka konfirmuar numrin viktimave, ndërsa dëshmitarët kanë parë dy persona që janë marrë nga makina të rastit për t’u dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në qytetin bregdetare dhe shpërthimi ka ndodhur në një makinë model, “Opel Korsa”, ngjyrë gri, me targa italiane. Sipas dëshmitarëve makina ka qenë duke ecur dhe personi që ka humbur jetën ka qenë brenda saj.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia pritet të dalë në një deklaratë për mediat, në lidhje me viktimat dhe pistat e hetimit. Dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga lëndë eksplozive.

a.k/NOA

KOMENTE