English

Vdes gjatë demontimit punëtori, 3 të tjerë nisen me helikopter drejt Tiranës

Skrapar, 28 prill 2011, NOA- (Update) Nga shpërthimi i ndodhur pak më parë në fabrikën e demontimit të municioneve në Pigas të Skraparit, krahas viktimës së parë shënon edhe tre të plagosur të tjerë.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se Agim Mekollarit, viktima e këtij aksidenti, i ka shpërthyer predha në dorë ndërkohë që ishte në proces demontimi.

Krahas tij kanë ngelur të plagosur edhe tre punëtorë të tjerë të fabrikës të cilët mësohet se janë Drini Tiko, Jetmir Dedja dhe Ilir Kurti.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të tre të plagosurit janë nisur me helikopter në drejtim të Spitalit Ushtark në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Sakaq nga ana e uniformave blu ka nisur menjëherë puna për zbulimin e rrethanave që provokuan shpërthimin në fabrikë.

a.y/NOA

KOMENTE