Londër, 28 prill 2011, NOA – Martesa mbretërore e shekullit që ka rrëmbyer vëmendjen e mbarë botës, ajo e princit britanik William me Kate Middleton do të zhvillohet paraditen e të premtes në orën 11.00. Martesën e princit William, trashëgimtarit të fronit mbretëror britanik do ta celebrojë arqipeshkvi i Canterbury, ndërsa fjalimi martesor do të mbahet në abacinë e Westminster nga peshkopi i Londrës Richard John Carew Chartres.
Mes princërve dhe miliarderëve në martesën mbretërore kishën e Westminster do të marrë pjesë edhe një vajzë e re, Shozna, e ftuara e vetë princit, e cila rrëmbeu vëmendjen e tij me historinë e dhimbshme, të treguar në një mbrëmje bamirësie ku rrëfeu për pamundësinë për të folur pas një iktusi të jetuar pa mbushur të 18-at.
Shozna do të jetë e veshur nga stilisti britanik Rahishma, i preferuari i vajzave të Spice Girl dhe do të ulet mes 1900 të ftuarve të dasmës disa prej të cilëve personat më të pasur e më të fuqishëm të planetit.
Në dasmën mbretërore britanike përveç mbretëreshës Elisabetta, e 41-a në klasifikimin e miliarderëve sipas Forbes, do të marrë pjesë mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, i treti nga më të fuqishmit e botës dhe sulltani i Bruneit, si dhe David Beckham dhe kryeministria austrialiane Julia Gillard.
Princi William dhe e zgjedhura e tij Kate kanë kërkuar të kenë në krah edhe gjashtë ish-të dashurit, dy ish-të dashurit e Kate dhe katër ish- të dashurat e princit William.
mit/NOA