English

Berisha: Askush të mos bëjë presion mbi punonjësit e administratës, ata janë të lirë

Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri i vendit Sali Berisha u shpreh se integrimi i vendit varet nga standardet e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë rast për të mos u humbur ku secili të japë kontributin e tij madhor, pasi janë vendimtare për integrimin. Zgjedhjet janë provë e fuqishme, ndër më jetiket për funksionimin e shtetit ligjor, ndaj të gjitha institucionet të zbatojnë me korrektesë ligjin elektoral. U bëj thirrje punonjësve të administratës, që çdo akt, çdo përpjekje për tu imponuar atyre qëndrime të caktuara partiake, të refuzohen në mënyrë kategorike dhe i garantoj që secili prej tyre do të ketë mbështetjen time dhe të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, askush nuk mund t’u imponojë apo t’u bëjë presion atyre asnjë lloj veprimi, për shkakun se ata janë të paguar, ndërsa theksoi se rastet janë sporadike.(Vijon...)

a.y/NOA

KOMENTE