SHBA, 29 Prill NOA - Nuk kanë përfunduar telashet dhe problemet gjyqësore për imazhin e Nicolas Cage. Aktori pasi u arrestua për dhunë në ambientet e shtëpisë së tij dhe u lirua me kusht (duhet të paraqitet në gjykatë më 31 maj) është hetuar dhe për dhunë ndaj djalit të tij pesë vjeçar.
Faktikisht policia, që është futur në brendësi të shtëpisë, ka referuar se ka parë aktorin teksa mban në krah fëmijën e tij dhe më pas e kaleshuar madje dhe e ka shkundur.
Aktori, që ka fituar dhe çmim oskar është arrestuar të shtunën e kaluar në New Orleans për dhunë dhe shqetësim të ambientit publik.
Më pas është lënë i lirë me kusht të pagesës prej 11 mijë dollarësh.
r.b/NOA