Berlin, 29 prill, NOA- Ka përjetuar dy luftëra botërore, ka parë më shumë se 19 kampionate botërore në futboll, ka qenë dëshmitare e rënies së bombës së parë atomike dhe e shembjes së Murit të Berlinit.
Por ka një gjë që nuk e ka përjetuar ndonjëherë: seksin. Ellisabeth Callie, një grua gjermane që do të fikë së shpejti 106 qirinj në tortën e ditëlindjes është krenare për virgjërinë e saj. Ajo ka thënë se ky vendim ishte i ndikuar nga edukimi që kishte marrë. "Babai im ishte një dhjak dhe unë jam rritur në një mjedis shumë fetar", ka thënë Elizabeth.
Por në të njëjtën kohë siguron se ky ishte një vendim personal: "Unë e dija që fëmijë se do ngelja e tillë dhe fëmijët kurrë nuk ka qenë një nga projektet e mia".
Por kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka provuar dashurinë. Në moshën 30 vjeçare, ajo u martua me Albert, një burrë 25 vjet më i vjetër se ajo, i cili për shkak të një aksidenti kishte mbetur seksualisht i paaftë.
"Para dasmës kur ai më foli për paaftësinë e tij seksuale kjo më dha një ndjenjë sigurie dhe lumturie. Ne ishim thellësisht të dashuruar, por kurrë nuk patëm raporte seksuale me njëri-tjetrin", thotë Ellisabeth. Në fund ajo shton: "Unë jam krenare që Zoti do të më marrë në qiell, ashtu si më solli shumë vite më parë në tokë".
a.e./NOA