Londër, 29 prill, NOA – Dasma e princit William dhe Kate Midleton ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Ceremonia e princit dhe Midleton pon zhvillohet këto momente në kishën Westminster përballë 1900 të ftuarve dhe të paktën 2 miliard telespektatorëve, në të katër anët e globit.
Dasma mbretërore cilësohet si një nga eventet mediatike të shekullit të ri, 8000 janë gazetarë, fotografë, kameramanë, për atë që përcaktohet si martesa e shekullit, të cilët me padurim presin të regjistrojnë buzëqeshjen dhe për më tepër, veshjen e nuses.
NOA