Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Një 32 vjeçare është arrestuar gjatë ditës së djeshme në zonën e njohur si Grammichele Catania në Itali për tu ekstraduar drejt Shqipërisë.
Aneda Kola me origjinë nga Vlora është arrestuar nga efektivat e bluve italianë, pasi dy vjet më parë Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë për falsifikim dokumentash.
E arrestuara Kola është dënuar me 9 muaj burg dhe 400.000 lekë gjobë, për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të akteve të gjendjes civile“ dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
Ndërkaq mësohet se arrestimi i saj është bërë pas kërkesës s Interpol Tirana, ndërsa pritet që në ditët në vijim ajo të ekstradohet drejt vendit tonë.
a.y/NOA