Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur identifikimin e të dyshuarit si autor i mundshëm i vënies së zjarrit të rënë dy ditë më parë në një banesë në rrugën e Durrësit.
Hekuran Alia i moshës 44 vjeçare është i dyshuari për këtë zjarrëvënie, e cila mësohet të ketë ndodhur në një godinë të braktisur.
Ndërkaq nga ana e Prokurorisë dhe Policisë po vazhdon ende puna për zbulimin e shkaqeve të zjarrit si dhe për përballjen me drejtësinë të autorit.
Mësohet se sapo është sinjalizuar për këtë rast forcat zjarrfikëse, vunë flakët nën kontroll, ndërsa më tej u evidentua se nuk kishte dëmtime në njerëz.
a.y/NOA