English

Kërcënoi policin, arrestohet 22-vjeçari

Shkodër, 29 prill, NOA – Një 22-vjeçar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar pasditen e djeshme nga forcat e policisë. Benard Pëllumbi, 22 vjeç banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit Shkodër ka fyer dhe kërcënuar dje një punonjës të policisë rrugore, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në detyrë.

Pas incidentit të ndodhur me 22-vjeçarin, polici ka njoftuar kolegët e tij. Arrestimi i Pëllumbit është bërë në flagrancë. Ndaj tij ka nisur hetimi dhe akuzohet për veprën penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

a.k/NOA

KOMENTE