English

Londër, mijëra vetë në rrugë për dasmën mbretërore

Londër, 29 prill, NOA - Qindra mijëra njerëz janë mbledhur në Londër për të ndjekur ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kejt Midëllton. Princi Uilliams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe.

Zyrtarët e familjes mbretërore njoftuan se 28 vjeçari Princi Uilliams do të veshë uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze gjatë ceremonisë martesore me 29 vjeçaren, Kejt Midëllton.

Mijëra policë dhe oficerë sigurie janë vendosur përgjatë rrugës ku do të kalojë çifti mbretëror.

Anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota si dhe personalitete të njohura si Elton Xhon apo futbollisti Dejvid Bekam janë të ftuar në dasëm.

KOMENTE