Pekin, 29 Prill NOA - Pas një seri të gjatë vjedhjesh në parkimet në të cilat ka lënë autoveturën e tij, Lu Hsin, një 54 vjeçar me origjinë nga Pekini, ka menduar mirë të ndërtojë një mur të vërtetë rrotull makinës së tij dhe kjo në përgjigje të keqdashësve.
Blerja e makinës, që duhet thënë nuk përdoret aspak nga personi në fjalë, është dashur me “forcë” nga bashkëshortja e ti, e cila ka zgjedhur një model shumë të kushtueshëm për të bërë figurë tek fqinjët.
Kështu, për të evituar vjedhjet e mundshme të makinës, ai ndërtoi një mur te vërtetë “kinez” rrotull saj.
r.b/NOA