Tiranë, 29 Prill 2011 NOA - Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në kuadrin e raportimit për Zgjedhjet e Qeverisjes Vendore 2011 nxori sot raportin paraprak Nr.2 ku ndalet në incidentet elektorale, mbulimin meditim të fushatës dhe problematika të tjera.
Më poshtë vijon i plotë ky raport:
I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ecur përpara në drejtim të miratimit të rregulloreve lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve. Megjithatë, në këtë periudhë të raportimit, nuk u respektuan katër afate kohore të procesit zgjedhor. Në përgjithësi, KQZ-ja i ka votuar njëzëri vendimet në lidhje me përgatitjet administrative dhe teknike të zgjedhjeve, por ka votuar me tendenca partiake çështjet e debatuara nga Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS).
- Shumica e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të) duket se po punojnë me eficencë dhe në kolegjalitet, pa probleme të mëdha. Në pothuajse të gjitha bashkitë ka qendra votimi me më shumë sesa kufiri ligjor prej 1000 votuesit të regjistruar. Vendndodhja e disa qendrave të votimit është bërë objekt debatesh për shkak se ato janë vendosur në ambiente private.
- Ka disa mospërputhje të vogla në numrin e përgjithshëm të votuesve në Listat Përfundimtare të Votuesve që ka përdorur KQZ-ja dhe numrit të votuesve deklaruar nga Ministria e Brendshme.
Autoritetet vendore nuk kanë ndjekur gjithmonë procedura uniforme të dorëzimit të Listave Përfundimtare të Votuesve pranë KZAZ-ve.
- Aktivitetet e fushatës janë intensifikuar në shumicën e zonave të vendit. Ka pasur një theksim të fortë çështjeve vendore, sidomos nga ana e PD-së, ndërsa PS-ja e ka përqendruar kritikën edhe ndaj punës së qeverisë, sidomos të kryeministrit.
- Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve të lartë për qetësi, mjedisi i tensionuar politik i muajve të fundit është pasqyruar në disa incidente të dhunshme të lidhura me fushatën.
- Ka pasur një numër të madh akuzash për presion ndaj administratës shtetërore dhe nxënësve.
MVZ i OSBE/ODIHR i ka vlerësuar si të besueshme tri raste presioni ndaj mësuesve për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së, por deri më tani nuk ka mundur të konfirmojë pretendime të tjera.
- Media e monitoruar po e mbulon gjerësisht fushatën zgjedhore. Më 13 prill, KQZ-ja emëroi tre anëtarët e tjerë të Bordit të Monitorimit të Medias (BMM). BMM-ja ka përpiluar dy raporte javore të monitorimit të medias, por i tejkaloi kompetencat duke u dhënë paralajmërime mediave lidhur me reklamat me pagesë.
- KQZ-ja nxori një vendim ku u kërkohet mediave të transmetojnë kasetat e përgatitura prej partive politike në rast se ato nuk mund të sigurojnë vetë mbulimin e aktiviteteve elektorale në lajmet e tyre. Duket se ky vendim shkon përtej Kodit Zgjedhor duke u dhënë partive kompetencën për të specifikuar shpërndarjen e mbulimit me lajme ndërmjet aktiviteteve të partisë dhe kandidatëve në median private.
- Në rezultatet paraprake të monitorimit të medias, MVZ i OSBE/ODIHR ka vërejtur se mediat janë përqendruar tek PD dhe PS, duke ofruar mbulim të kufizuar të partive të tjera politike në edicionet e lajmeve. Transmetuesi publik po i përmbush detyrimet e tij për t’u dhënë partive minutazh transmetimi falas, por në edicionet e lajmeve ka ofruar më shumë mbulim të aktiviteteve të PD-së.
- Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar 25 ankimime, gjatë periudhës së raportimit, shumica prej të cilave i përkasin regjistrimit të kandidatëve. Kolegji Zgjedhor ka respektuar të drejtat procedurale të partive gjatë seancave gjyqësore, por ende nuk i ka zbardhur vendimet e tij.
II. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE
Gjatë periudhës së raportimit, KQZ-ja ka vazhduar të mblidhet çdo ditë dhe mbledhjet kanë qenë të hapura për vëzhguesit dhe mediat. Në përgjithësi, KQZ-ja i ka votuar njëzëri vendimet në lidhje me përgatitjet administrative dhe teknike të zgjedhjeve, sikurse edhe një vendim mbi përbërjen e grupeve të numërimit, çka kërkoi interpretimin e Kodit Zgjedhor. Njëherazi, KQZ-ja ka votuar me tendenca partiake (katër anëtarë të propozuar nga maxhoranca kundër tre anëtarëve të propozuar nga opozita) çështjet e debatuara nga Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS), veçanërisht vendimet që lidheshin me median, qendrat e votimit dhe çështjet e fletëve të votimit. Përfaqësuesit e
partive politike në KQZ, sidomos nga PD-ja dhe PS-ja e kanë shfrytëzuar fuqishëm të drejtën e fjalës gjatë mbledhjeve të KQZ-së.
Përsa i përket vendimit për përbërjen e grupeve të numërimit, neni 96 i Kodit Zgjedhor u jep të drejtën të propozojnë anëtarin e katër të grupit të numërimit atyre partive të opozitës parlamentare që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, me përjashtim të partive që kanë propozuar kryetarin dhe nënkryetarin e KZAZ-ve. Kjo dispozitë nuk e parashikon situatën
aktuale, ku asnjë parti e opozitës, përveç PS-së, nuk ka fituar dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Për të kapërcyer këtë boshllëk të legjislacionit, KQZ-ja vendosi që anëtari i katër i grupit të numërimit të propozohet nga PS.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ecur përpara në drejtim të miratimit të rregulloreve lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve, përfshirë printimin e fletëve të votimit dhe përcaktimin e procedurave të numërimit. Printimi i fletëve të votimit nisi më 19 prill, një ditë pasi Kolegji Zgjedhor pranoi apelimin e PS-së lidhur me përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak të Tiranës. Pas një diskutimi të nxehtë, KQZ-ja miratoi modelin përfundimtar të fletës së votimit për Tiranën, duke pasqyruar vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe nxori një vendim
për masa sigurie shtesë gjatë procesit të printimit. Në vazhdim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ-ja nisi procesin e miratimit të fletëve të votimit për bashkitë dhe komunat e tjera. Për të trajtuar faktin që dispozitat e Kodit Zgjedhor lidhur me shpërndarjen e fondeve shtetërore për subjektet zgjedhore nuk gjejnë zbatim të plotë në zgjedhjet vendore, më 16 prill, KQZ-ja nxori një vendim mbi këtë çështje.
Deri në këtë periudhë të raportimit, nuk u respektuan katër afate kohore të procesit zgjedhor. KQZ-ja përfundoi caktimin e vendndodhjes së Qendrave të Numërimit të Votave (QNV) më 19 prill, në vend që të përfundonte më 8 prill.
Përzgjedhja e partive që kanë të drejtën të emërojnë anëtarin e tretë dhe të katër të grupeve të QNV-ve përfundoi më 18 prill, dhe jo sipas afatit kohor më 8 prill. Shumica e
66 KZAZ-ve nuk morën asnjë propozim për anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) nga subjektet politike deri në afatin e përcaktuar më 13 prill, prandaj nuk mundën të caktonin anëtarët e KQV-së deri më 20 prill, sikurse ishte përcaktuar afati kohor.
Sikurse përshkruhet prej nenit 94.1 të Kodit Zgjedhor. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR, shumica e KZAZ-ve duket se po punojnë me eficencë dhe në kolegjalitet, pa probleme të mëdha, me gjithë zëvendësimet e vazhdueshme të anëtarëve të KZAZ-ve, me kërkesë të partive që bëjnë emërimet. Deri më 25 prill, ishin zëvendësuar 80 anëtarë nga 528 anëtarë të KZAZ-ve (përfshirë
sekretarët).
Disa KZAZ kanë raportuar mungesën e fondeve ose mbështetjes logjistike. Trajnimi i .
anëtarëve të KZAZ-ve për procedurat e votimit dhe numërimit pritej të fillonte më 26 prill, afro dy javë me vonesë nga planifikimi fillestar.
Me ligj, qendrat e votimit (QV) duhet të kenë ndërmjet 150 dhe 1,000 votues të regjistruar. Në pothuajse të gjitha bashkitë ka qendra votimi me më shumë sesa kufiri ligjor prej 1000 votuesish, në disa raste deri në 2000 votues.
Përveç kësaj, vendndodhja e QV-ve në minibashkinë 4 dhe 9 u bë objekt debati, pasi kryetarët u akuzuan për ndërrim të vendndodhjes së QV-ve për arsye politike. Në Kamzë (qarku i Tiranës), PS kërkoi që KQZ-ja të ndërronte vendndodhjen e 22 QV-ve nga ambiente private në ambiente publike, me argumentin se disa ambiente nuk ishin të përshtatshme për votim dhe/ose ishin pronë e mbështetësve të PD-së.
Më 25 prill, KQZ-ja vendosi ta hetonte këtë çështje.
KQZ-ja ka përgatitur një fushatë të informimit të votuesve që konsiston në dy etapa. Etapa e parë filloi më 11 prill në disa kanale televizive, kryesisht në televizionin publik TVSH, me reklama që nxisnin pjesëmarrjen e votuesve të rinj dhe reklama kundër votimit familjar. KQZ-ja ka nxjerrë reklama edhe në shtypin e shkruar me mesazhe të ngjashme. Në etapën e dytë, KQZ-ja planifikon të nisë një fushatë për procedurën e votimit. Sipas KQZ-së, materialet e informimit për votuesit janë përpiluar edhe në gjuhën maqedonase dhe atë greke. Një reklamë e KQZ-së për të nxitur popullin të votojë përfshinte pyetje mbi çështje politike dhe u kritikua prej PS-së, e cila pretendoi se kjo reklamë ishte e ngjashme me një reklamë politike të z. Lulzim Basha, kandidat për kryetar bashkie i Tiranës i koalicionit të kryesuar nga PD.
Si PD ashtu edhe PS i kanë shprehur shqetësimet e tyre MVZ-së të OSBE/ODIHR lidhur me parregullsitë e mundshme gjatë procesit të votimit në ditën e zgjedhjeve ose pengimit të punës së KQV-ve, veçanërisht në Tiranë.
III. REGJISTRIMI I VOTUESVE
Shumica e KZAZ-ve i morën Listat Përfundimtare të Votuesve (LPV) sipas afatit kohor të përcaktuar më 8 prill. Zyrat e Gjendjes Civile (ZGjC) dhe kryetarët e bashkive dhe komunave nuk kanë ndjekur gjithmonë procedura uniforme të printimit, firmosjes dhe dorëzimit të Listave Përfundimtare të Votuesve pranë KZAZ-ve. Ndonëse Ministria e Brendshme (MB) i udhëzoi ZGjC të printonin LPV dhe kopjet e tyre më 5 prill, disa ZGjC i printuan ato më parë. Kjo shkaktoi disa mospërputhje të vogla në numrin e përgjithshëm të votuesve në Listave Përfundimtare të Votuesve që ka përdorur KQZ-ja dhe numrit të votuesve deklaruar nga Ministria e Brendshme më 9 prill (bazuar në Bazën e Të Dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile), me një ndryshim prej 1,287 votuesish. Në një seancë të KQZ-së më 17 prill, Drejtoria Juridike e KQZ-së deklaroi se KQZ-ja përdor LPV-të që ka marrë nga KZAZ-të, të firmosura nga kryetarët e bashkive dhe komunave dhe theksoi se të dhënat janë të sakta dhe të besueshme.
Nga personat e zëvendësuar, 10 u emëruan nga LSI, 18 nga PD, 19 nga PS dhe 28 nga PBDNj. Partitë e tjera ndërruan 5 anëtarë.
4 Për shembull, tre QV në bashkinë e Vlorës kanë më shumë se 2000 votues në lista.
5 Kodi Zgjedhor u jep kryetarëve të bashkive përgjegjësinë për të caktuar vendndodhjen e QV sipas disa kritereve. Si rregull i përgjithshëm, QV duhet të jenë të vendosura në ndërtesa publike dhe vendndodhja e tyre nuk mund të jetë e ndryshme nga zgjedhjet e kaluara. Ndërtesat private mund të përdoren si QV në rast se nuk ka ndërtesa publike të përshtatshme në njësinë e votimit (territorit), me autorizimin e KQZ-së. Deri në periudhën që përfshin ky raport, pesë parti politike kishin kërkuar dhe kishin marrë një kopje elektronike të LPV-së, sipas MB. Në përgjithësi, LPV u afishuan pranë QV-ve brenda afatit, por në disa raste, KZAZ-të i afishuan LPV në vende ku nuk mund t’i shiheshin votuesit.
Mospërputhje u vërejtën prej MVZ së OSBE/ODIHR në kopje të ndryshme të LPV për dy QV në komunën Temal (qarku i Shkodrës). Në këtë rast, MB nisi një hetim dhe arriti në përfundimin se mospërputhjet vinin si pasojë e një numri votuesish që i ishte shtuar gabimisht LPV nga ZGjC, nën presionin e kryetarit të komunës. MB urdhëroi korrigjimin e listave. Në disa raste të tjera, LPV të komunave ku nuk ka ZGjC i kanë firmosur kryetarët e bashkive, dhe jo kryetarët e komunave përkatëse sikurse parashikohet me ligj.
Afërsisht 40 për qind e votuesve në LPV në rang republike nuk e kanë kodin specifik të vendbanimit, kryesisht emigrantët ose qytetarët pa adresë të regjistruar.
Ky numër varion në vend, por është më i lartë në qytetin e Vlorës (54%) dhe Durrësit (51%). Kjo çështje vijon që prej zgjedhjeve të kaluara.
IV. REGJISTRIMI I KANDIDATEVE
Të dhënat përfundimtare të regjistrimit të kandidatëve për këshillat në rang vendi nuk ishin të disponueshme nga KQZ-ja brenda periudhës që përfshin ky raport. Kjo për shkak të dorëzimit me vonesë të listave shumëemërore të kandidatëve pranë KQZ-së nga disa KZAZ dhe procesit të zgjatur të gjykimit të ankesave për regjistrimin e kandidatëve, që zgjati deri më 22 prill. KQZ-ja informoi MVZ e OSBE/ODIHR që janë 874 kandidatë për kryetarë bashkie, vetëm 14 prej të cilëve janë gra.
Në vijim të procesit të ankimimit, një numër i përgjithshëm prej 53 partish do të kenë kandidatë në këto zgjedhje.
V. FUSHATA ZGJEDHORE
Aktivitetet e fushatës janë intensifikuar në shumicën e zonave të vendit gjatë periudhës të raportimit. Fushata zgjedhore është ndërmarrë gjerësisht prej kryetarëve të partive në mbarë vendin. Janë zhvilluar gjerësisht edhe aktivitete lokale, përfshirë takimet me grupe të vogla të votuesve dhe fushatat derë më derë. Megjithatë, në disa bashki e komuna ka dukshëm më pak aktivitete. Partitë kryesuese në dy blloqet zgjedhore, PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) nga koalicioni Aleanca për Qytetarin dhe PS nga koalicioni Aleanca për të Ardhmen, kanë qenë kryesisht të dukshme duke ngritur një rrjet të gjerë me zyra vendore elektorale. Edhe disa parti të tjera të të dyja koalicioneve, si edhe Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut (PBDNj), e cila ka dalë e vetme në këto zgjedhje, kanë qenë mjaft aktive. U është vënë theksi çështjeve vendore, sidomos nga ana e PD-së,
ndërsa PS-ja e ka përqendruar kritikën edhe ndaj punës së qeverisë, sidomos të kryeministrit. Disa zyrtarë të shtetit, veçanërisht Presidenti dhe Kryeministri, kanë bërë thirrje për një zhvillim të qetë e ligjor të fushatës. Megjithatë, mjedisi i tensionuar politik i muajve të fundit është pasqyruar në disa incidente të dhunshme të lidhura me fushatën. Minibashkia 7 në Tiranë është bërë skena e disa incidenteve. Më 18 prill, një sasi eksplozivi shpërtheu jashtë apartamentit të kandidatit të PS për kryetar minibashkie, duke shkaktuar dëmtime të vogla. Më 21 prill, një person ndërpreu një aktivitet elektoral të PS-së në një lokal, dhe u pretendua se ishte duke kërcënuar disa prej pjesëmarrësve.
Dy prej këtyre personave kishin njoftuar më parë MVZ e OSBE/ODIHR se i kishin kërcënuar gjatë zhvillimit së fushatës në atë zonë.
Sikurse është vërejtur në QV 0664 (rrethi i Kukësit) dhe në disa QV të tjera në minibashkitë e Tiranës (KZAZ-të 47, 48, 51, 52, 53 dhe 54).
Të gjithë votuesit në listat e votuesve duhet të kenë kodin e banesës. Nëse banesa specifike është e panjohur, shfaqet një kod i përgjithshëm si “888”, “999”, ose “000”.
Më 22 prill, një person u arrestua për këtë incident. Ai u lirua më 25 prill. Misioni i
Më 19 prill, u tentua t’i vihej zjarri një zyre elektorale të PS-së në qytetin e Beratit. Goditjen me thikë që nuk përfundoi fatale ndaj mbështetësit të PS-së më 12 prill përpara një aktiviteti elektoral të PS-së në minibashkinë numër 5 në Tiranë, policia e vlerësoi si të motivuar politikisht. Dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe një udhëzim i KQZ-së që rregullojnë përgjegjësitë e kryetarëve të bashkive ose komunave për përcaktimin e vendeve për afishimin e materialeve të fushatës nuk janë zbatuar rregullisht dhe në shumë vende nuk janë zbatuar aspak.
Pati një sërë incidentesh të dhunshme gjatë periudhës së raportimit lidhur me mosmarrëveshjet për vendosjen e flamujve dhe posterave. Më 18 prill, në Sukth (qarku Durrës), një mbështetës i PS-së u rrah keqas ndërsa përpiqej të varte flamujt përpara një mitingu të PS-së. Pati edhe të shtëna dhe u arrestua një aktivist i PD-së për kanosje, huliganizëm dhe prishje të rendit publik. MVZ i OSBE/ODIHR vërejti në Sukth mbizotërimin e dukshëm të materialeve të fushatës të PD-së dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, anëtare e koalicionit të kryesuar nga PD-ja. Në një incident në rrethin e Matit (qarku Dibër), një mbështetës i PD-së u rrah keqas me pistoletë nga
një aktivist i PS-së. Në një prej incidenteve në Kamëz (qarku Tiranë), më 17 prill, një zënkë e dhunshme ndërmjet mbështetësve të PD-së dhe PS-së përpara një mitingu të PS-së rezultoi me plagosjen e një mbështetësi të PD-së. Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR i janë raportuar një numër akuzash nga shumica e rajoneve të vendit se ndaj administratës shtetërore, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë si edhe studentët, është ushtruar presion ose për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës të PD-së, ose për të mos shkuar në aktivitetet e opozitës. Presione të tilla pretendohet të përfshijnë
kërcënime për humbjen e vendit të punës ose nota të ulëta për nxënësit. MVZ i OSBE/ODIHR i ka vlerësuar si të besueshme tri raste presioni ndaj mësuesve për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës së PD-së në Kamëz dhe Vlorë, por deri më tani nuk ka mundur të konfirmojë pretendime të tjera. Qysh në hapje të fushatës, kryeministri nxori një udhëzim ku u kërkohej zyrtarëve shtetërorë që burimet administrative, veçanërisht automjetet, të mos përdoreshin për qëllime fushate, në përputhje
me Kodin Zgjedhor.
Gjatë periudhës së raportimit, MVZ i OSBE/ODIHR ka vërejtur një numër të kufizuar rastesh ku qeveritarët dhe kryetarët aktualë të bashkive që rikandidojnë të kenë përdorur
aktivitetet zyrtare për qëllime fushate. Përpos kësaj, MVZ i OSBE/ODIHR ka vërejtur se faqja elektronike zyrtare e Këshillit të Ministrave përmban kalendarin e aktiviteteve zgjedhore dhe fjalimet elektorale të kryeministrit; dhe ka vërejtur gjithashtu se faqet elektronike zyrtare të disa bashkive përmbajnë informacion për aktivitetin zgjedhor të kryetarëve aktualë që rikandidojnë, përfshirë Kryetarët e bashkive të Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Vlorës nga PS-ja dhe Kryetarin e Bashkisë së Lezhës nga LSI-ja.
VI. MEDIA
Media e monitoruar po e mbulon gjerësisht fushatën zgjedhore me edicionet e lajmeve dhe programeve të veçanta zgjedhore. Këtu përfshihen rreth 20 debate televizive ndërmjet përfaqësuesve të partive dhe kandidatëve, ndonëse në disa raste kandidatët janë tërhequr nga debatet e planifikuara.
Një mbulim i konsiderueshëm në edicionet e lajmeve u është dhënë aktiviteteve të KQZ-së.
Udhëzimi i KQZ-së, nr. 14 “Mbi Kriteret e Përzgjedhjes së Vendeve për të Afishuar Postera Politike në një Fushatë Zgjedhore”.
“Masat për ndalimin e përdorimit të automjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme të administratës publike për fushatën e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011”, lëshuar më 8 prill 2011.
Njëri ose të dy kandidatët nuk morën pjesë në debatet e transmetuara në TVSH më 13, 20 dhe 21 prill, dhe në debatet e transmetuara në Top Channel më 19 dhe 20 prill.
Më 13 prill, KQZ-ja emëroi tre anëtarët e tjerë të BMM-së.
Deri në momentin që po shkruhet ky raport, BMM-ja ka përpiluar dy raporte javore të monitorimit të medias. Më 14 prill, me propozim të BMM-së, KQZ-ja urdhëroi katër kanale televizive private të ndërprisnin transmetimin e dy reklamave elektorale të PS-së me argumentin se partia politike sponsorizuese nuk ishte qartësisht e dallueshme.
Vendimi i KQZ-së bazohej në nenin 84.4 të Kodit Zgjedhor. Megjithatë, ky nen, duket
se nuk gjen zbatim në këtë rast, ndërsa citohet se vetëm subjektet zgjedhore kanë të drejtën të transmetojnë reklama politike gjatë periudhës zgjedhore, nuk parashikohet nëse dhe si duhet të identifikohen reklamat. Vendimi i KQZ-së nuk e shpjegoi arsyetimin e këtij përfundimi. Në një deklaratë vijuese për shtyp, KQZ-ja shtoi se subjektet politike duhet të jenë të përcaktuar qartë sikurse parashikohet në nenin 80.1.ç të Kodit Zgjedhor. Megjithatë, ky nen gjen zbatim vetëm për minutazhin falas në median publike dhe jo për kohën e paguar në median private. Duke i tejkaluar kompetencat, BMM-ja paralajmëroi mediat që të ndalonin transmetimin e dy reklamave,
madje përpara se KQZ-ja të merrte një vendim për këtë çështje.
Për herë të parë në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, tre stacione private televizive (Top Channel, Ora News dhe News 24) njoftuan në fillim të fushatës se, në edicionet e lajmeve, nuk do të transmetonin materiale elektorale të regjistruara e të përgatitura nga partitë politike, por do të bazoheshin tërësisht në materialet e veta. PD ka pretenduar se si rezultat i kësaj, këto media nuk kanë ofruar mbulim të mjaftueshëm dhe të paanshëm të kandidatit për bashkinë e Tiranës, ndërsa mediat kanë pretenduar se nuk janë njoftuar paraprakisht për aktivitetet e tij elektorale. Më 23 prill, KQZ-ja nxori një vendim, bazuar në një propozim të BMM-së, ku mediat udhëzoheshin të transmetonin kasetat e dhëna prej partive politike në rast se ato nuk mund të sigurojnë vetë mbulimin e aktiviteteve
elektorale.
Vendimi i KQZ-së u jep partive kompetencën për të specifikuar në median vizive shpërndarjen e mbulimit në lajme ndërmjet aktiviteteve të partisë dhe kandidatëve.
Duke vepruar kështu, ky vendim shkon përtej Kodit Zgjedhor, i cili specifikon kohën e transmetimit të partive politike (dhe jo të kandidatëve) gjatë një fushate zgjedhore.
Ky vendim u lejon partive politike të kenë ndikim në vendimet editoriale të medias private. Një reklamë informative e qeverisë mbi lëvizjen pa viza e transmetuar përpara dhe gjatë periudhës zgjedhore u bë objekt i diskutimeve nga BMM-ja dhe KQZ-ja. Reklama, financuar nga MB, tregon Lulzim Basha, ish-Ministër të Punëve të Brendshme dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Tiranës, në një këndvështrim pozitiv. Më 22 prill, KQZ-ja hodhi poshtë propozimin e tre anëtarëve të pakicës të BMM-se për ta konsideruar këtë spot televiziv si reklamë politike të paguar nga PD. Transmetuesi publik TVSH po e përmbush detyrimin e tij për t’u ofruar partive politike kohë televizive falas gjatë orarit të mbrëmjes për të paraqitur platformat e tyre. Në rezultatet paraprake të monitorimit të medias, MVZ i OSBE/ODIHR ka vërejtur se mediat janë përqendruar tek dy partitë e
mëdha politike, PD dhe PS, ndërsa vetëm 14 për qind e mbulimit me lajme politike u kushtohet partive të tjera politike.
Vendimi i KQZ-së nr. 395 si shtesë e Vendimit të KQZ-së nr. 185 mbi krijimin e BMM-së.
Vizion Plus, Top Channel, Ora News dhe News 24 (Vendim i KQZ-së nr. 425).
Vendimi i KQZ-së nr. 460.
Vendimit nr. 460, “1. Subjektet zgjedhore duhet të përcaktojnë ndarjen e kohës së transmetimit të mbulimit të fushatës në nivel kombëtar dhe atë të kandidatëve për kryetarë bashkie. Kjo ndarje e kohës u duhet dërguar operatorëve radiofonikë dhe televizivë… operatorët televizivë janë të detyruar të respektojnë mbulimin
e fushatës sipas ndarjes përcaktuar prej subjektit zgjedhor ….”.
Periudha e monitorimit ishte nga 8 - 22 prill, çdo ditë, ndërmjet orës 18:00 – 24:00. Mbulimi prej medias i të gjitha partive politike, me përjashtim të PD-së dhe PS-së në pesë kanalet televizive të monitoruara është si vijon:
TVSH (14 për qind), TV Klan (10 për qind), Top Channel (14 për qind), News 24 (14 për qind) dhe Vizion Plus
(14 për qind). Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it Faqe 7
Zgjedhjet për Qeverisjen Vendore, 2011
Raport Paraprak Nr. 2 (12 - 25 prill 2011)
Gjatë periudhës së raportimit, TVSH i ka kushtuar 41 për qind mbulim me lajme PD-së, përfshirë aktivitetet elektorale të kryeministrit Sali Berisha si kryetar i partisë dhe 33 për qind PS-së. Një shtesë prej 11 për qind e mbulimit me lajme i është kushtuar qeverisë të kryesuar nga PD-ja. Pjesa tjetër e kohës është ndarë për partitë e tjera. Kanalet televizive private News 24, Top Channel dhe Vizion Plus i kanë dhënë PD-së dhe PS-së minutazh të njëjtë në mbulimin me lajme. Megjithatë, ndërsa mbulimi i PS-së ka qenë neutral ose me tone pozitive, toni i mbulimit të qeverisë dhe PD-së ka qenë më negativ në këto kanale. Kanali privat TV Klan i ka kushtuar në lajme mbulim të gjerë dhe pozitiv zyrtarëve të qeverisë dhe PD-së.
Që nga 8 prill, PD, PS dhe LSI kanë nxjerrë reklama politike me pagesë në televizion. Mjaft media private nuk iu përmbajtën rregullit për të transmetuar reklamat me pagesë vetëm në periudha të caktuara të ditës.
VII. ANKESAT DHE ANKIMIMET
Regjistrimi i kandidatëve ka qenë objekti kryesor i ankesave dhe ankimimeve gjatë periudhës së raportimit. KQZ-ja ka shqyrtuar dy ankesa për refuzim të regjistrimit të kandidatit, të cilat i rrëzoi të dyja me argumentin se ankesat janë depozituar pas afatit kohor. Nga 25 apelimet e vendimeve të KQZ-së shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor, 19 prej tyre u përkasin regjistrimit të kandidatëve ose refuzimit të regjistrimit të kandidaturës. Shumica e tyre janë depozituar nga PS dhe PBDNj kundër regjistrimit të kandidatëve të pavarur ose kandidatëve nga partitë e vogla.
Nga 19 ankimime, Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar të gjitha me përjashtim të tre prej tyre. Kolegji ka pranuar një ankimim të PD-së kundër listës shumëemërore të Partisë së Çeshtjeve Shqiptare për këshillin bashkiak të Vlorës (KZAZ 61), një ankimim depozituar nga kandidati i propozuar për kryetar bashkie nga Partia Kristian Demokrate për komunën Kelmend (KZAZ 44) kundër vendimit të KQZ-së që i refuzonte regjistrimin dhe një ankimim kundër listës shumëemërore propozuar prej një grupi votuesish në komunën Labinot-Mal (KZAZ 14). Ankimimet e tjera pranë Kolegjit Zgjedhor kishin të bënin me përmbajtjen e fletës së votimit për këshillin bashkiak dhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës (katër ankimime) dhe vendndodhjen e QVve në Tiranë (dy ankimime). Përsa i përket fletës së votimit për garën e Tiranës, Kolegji Zgjedhor i
pranoi ankimimet e depozituara nga PS-ja dhe vendosi që inicialet e të gjitha partive të koalicionit të kryesuar nga PS-ja të shënohen në fletën e votimit për garën për kryetar bashkie të Tiranës nën emrin e koalicionit. Kolegji pranoi gjithashtu që të ndryshohet edhe renditja alfabetike e subjekteve elektorale në fletën e votimit për garën për këshillin bashkiak dhe që Aleanca për të Ardhmen të renditet përpara Aleancës për Qytetarin. Përveç kësaj, Kolegji Zgjedhor pranoi apelimin e PS-së kundër vendimit të KQZ-së, i cili modifikonte aspektet teknike të fletës së votimit në shkallë vendi.
Kolegji Zgjedhor e rrëzoi ankimimin e koalicionit të kryesuar nga PD-ja, i cili kërkonte që të gjitha partitë e koalicionit, përfshirë ato që nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, të shënohen në fletën e votimit për garën për këshillin bashkiak të Tiranës. U rrëzuan dy ankimimet lidhur me vendndodhjen e QV-ve.
Kolegji Zgjedhor respektoi procesin e debatit dhe të drejtat procedurale të palëve gjatë seancave gjyqësore. Megjithatw, për momentin, nuk është i mundshëm një vlerësim tërësor i procesit të vendim-marrjes, pasi Kolegji Zgjedhor nuk i ka zbardhur ende vendimet e tij.
VIII. AKTIVITETET E MVZ së OSBE/ODIHR
Neni 158.6 I Kodit Zgjedhor parashikon që zbardhja e vendimeve të botohet jo më vonë se tri ditë nga marrja e vendimeve. Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it
Gjatë periudhës së raportimit, MVZ së OSBE/ODIHR i ka vazhduar aktivitetet e rregullta, takimet me zyrtarët shtetërorë dhe vendorë, partitë politike dhe kandidatët, administratën zgjedhore, përfaqësuesit e medias dhe shoqërinë civile. Më 15 prill, misioni informoi komunitetin diplomatik dhe organizatat ndërkombëtare të akredituara në Shqipëri. Vëzhguesit afatgjatë vazhdojnë të vëzhgojnë përgatitjet për zgjedhje dhe fushatat në rajone dhe po përgatiten për shpërndarjen e vëzhguesve afatshkurtër.
FUND