Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Ashtu sikurse pritej misioni i OSBE-ODHIR, ka publikuar raportin e dytë të saj për periudhën e përgatitjes së zgjedhjeve.
Në raport theksohet se situata nuk ka kaluar e qetë, madje shtohet fakti se janë shënuar edhe disa incidente dhe akte dhune.
Më tej veçohet fakti se nuk janë respektuar afatet kohore, sipas ligjit, madje u tejkaluan ato.
Sakaq vlen të përmendet edhe konstatimi se mbi administratën shtetërore është ushtuar presion.
Lidhur me punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raport thuhet se pavarësisht se ka ecur me punën e saj dhe në miratimin e disa vendimeve, evidentohen ngjyresa partiake.
Lidhur me fushatën e Partisë Demokratike theksohet se ajo është përqendruar në çështjet vendore, ndërsa nga ana e Partisë Socialiste vihen re kritikat e bëra ndaj qeverisë.
a.y/NOA