Barcelonë, 29 Prill NOA - Të paktën 13 pasagjerë kanë mbetur të plagosur në një përplasje mes dy trenave në një galeri në Barcelonë, në hyrje të një stacioni hekurudhor.
Incidenti është verifikuar rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, të paktën siç është përcjellë nga autoritetet përgjegjëse.
Një tren i distancave të gjata u përplas me një tjetër rajonal, që po udhëtonte drejt Matarà, një lokalitet i bregdetit.
r.b/NOA