Tiranë, 29 prill 2011, NOA- Prefekti i qarkut të Tiranës, Kletis Kruja ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Në këtë padi thuhet se, kryebashkiaku ka punësuar 9 persona duke anashkaluar ligjin dhe hapësirat përkatëse për to.
Në padi thuhet se komisioni përzgjedhës për marrjen në punë të punëtorëve, nuk ka patur përfaqësues të Prefektit të Qarkut dhe as përfaqësues të Policisë së Shtetit të cilët janë bazë për testimin e punonjësve të rinj.
Theksohet se, punësimi i 9 punonjësve të policisë është bërë në kundërshtim me ligjin qëllimisht, madje ka sjellë edhe përfitime financiare për personin që ushtron funksion publik.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka pasur përfitime të drejtpërdrejta, duke qenë se ka përdorur policë bashkiakë në tubime elektorale, në kundërshtim me ligjet që rregulllojnë punën e Policisë Bashkiake”, thuhet në kallëzimin e Prefektit Kletis Kruja, duke shtuar se të gjitha faktet flasin për shpërdorim detyre.
a.y/NOA