English

Promovohet libri, “Kiço Mustaqi, ministri i mbrojtjes midis dy sistemeve”

Tiranë, 29 prill, NOA – Sot në orën 11-00, në ambientet e Shtëpisë Qëndrore të Ushtarakëve promovohet libri i autorit Albert Z. ZHOLI, “Kico Mustaqi, ministri i mbrojtjes midis dy sistemeve”

Monografia “Kiço Mustaqi, Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve” është botuar nga shtëpia botuese TOENA. Në këtë monografi del në pah një pjesë kontraditore e panjohur e historisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe shumë fakte të pa publikuara më parë në periudhën më të vështir të Shqipërisë 1970-92. Një libër me dokumenta të pabesueshme dhe fakte tronditëse. Midis të tjerave do të lexoni në këtë libër do të lexoni:

-Takimi sekret me Enver Hoxhën

-Takimi i befasishëm me Mehmet Shehun

-Kryqëzimi i pabesuar i Beqir Ballukut

-Kadri Hazbiu njeriu i shenjtë i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes

-Debatet e ashpra me Ramiz Alinë.

-Takimet e fshehta të Ramiz Alisë me Sali Berishën

-Akuzat e pa baza për grusht shteti

-Ngjarjet e acarta në Shkollën e Bashkuar

-Fatos Nano, Kryeministri indiferent ndaj Ministrisë së Mbrojtjes

-Plani Sekret për çlirimin e Kosovës

-Incidenti për dorëzimin e detyrës Safet Zhulalit.

Veprimtaria publicistiko-letrare e autorit Albert Zholit:

-1990-Bashkëpunëtor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”

-1993-2007 bashkëpunëtor i gazetës “Drita”

-1993-2007 bashkëpunëtor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)

-1994 bashkëpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi)

-1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)

-1999-2001- Bashkëpuntor i gazetës “Shekulli”

-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)

-2002-Drejtor i Institutit Kërkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)

-2002 e në vazhdim - Opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, “Nacional”.

-2001 –vazhdim, bashkëpunëtor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.

-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH

-2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.

-2006-2007 Ideues dhe bashkëdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha”

- 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”

-2007-Kryeredaktor i revistës “Integrim” (6 mujore)

-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore)

-2009-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”

a.k/NOA

KOMENTE